Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“FIFA The Best”, Guardiola shpallet trajneri i vitit

21:52 / January 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guardiola
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

FIFA ka organizuar sot ceremoninë e çmimeve “The Best” për të vlerësuar më të mirët e vitit 2023. Në kategorinë e trajnerit më të mirë për meshkuj, ishte Pep Guardiola ai i cili u shpall fitues, duke mposhtur Luçiano Spaletin dhe Simone Inzagin, përkatësisht i dyti dhe i treti në votim.

“Falënderoj kundërshtarët e mi. Luçiano, ke bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, duke fituar titullin pas kaq shumë vitesh. Simone, vetëm unë e di se sa e vështirë ka qenë të luaje kundër Interit tënd në finale, një skuadër e mrekullueshme.

Dua të ndaj këtë çmim natyrisht me Sorianon, i cili ka strukturuar këtë ide të “City Football Group”, me pronarët, stafin tim, lojtarët tanë, të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë udhëtim të madh e të jashtëzakonshëm, pa asnjë përjashtim. Gjëja e pabesueshme është të jetoja me ata këtë eksperiencë, jo të fitoja apo humbja. Jam i lumtur që babai im 92-vjeçar është këtu, pastaj desha të përmendja gruan dhe fëmijët e mi. Gëzojuni kësaj mbrëmje, unë nuk mund të jetoja pa ta”, tha Guardiola.

“Barcelona është klubi im i zemrës, do të ishte e pamundur të isha këtu pa të, ai që jam është falë tyre. Siti u ndërtua në kohë, 10-15 vite më parë ishte larg nga ajo që është sot. Kishin fituar edhe më parë me Mançinin e Pelegrinin, por ishte një udhëtim i madh dhe special për të ardhur deri këtu”, tha spanjolli pasi mori çmimin.

fifa guardiola trajner
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.