Projekti për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë është finalizuar dhe sot në kryeministri është nënshkruar marrëveshja me kompaninë prestigjioze “Voltalia”, duke i hapur rrugë kantierit të madh të energjisë diellore, ku kompania franceze do të investojë 100 milionë Euro, duke nisur nga muaji shtator.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij e vlerësoi faktin që kompania franceze do punojë për kete projekt, teksa u kerkoi te flasin per eksperiencen e tyre me qeverine shqiptare, pasi shpesh cilesohet dhe akuzohet si ‘qeveria e korruptuar’.

Do kemi një dëshmitar francez që do mund të thotë se si u gjend si u ndje si e kaloi kaloi procesin me qeverinë e korruptuar shqiptare, qeverinë që shihet shpesh përmes një dylbie tradicionale paragjykimi që është paragjykim lidhur me vetë Shqipërinë.

Besoj dhe për ‘Voltalian’ do ndodhë sic ka ndodhur për TAP e një sërë investimesh që kur flasin për eksperiencën e tyre do gjenden përballë njerëzish që s’kanë për ti besuar ato që thonë se paragjykimet janë shumë të forta.

Besoj ministria ka treguar për partnerët tanimë, se qeveria e korruptuar e Shqipëria e korruptuar janë stigma të ndërtuara në kohë, jo pa arsye, në 30 vite të vështira të një kalimi nga një regjim jo thjesht diktatoriale komunist por që e kish mbyllur Shqiperine e kishte bërë Korenë e veriut në mes të Evropës.

Patjetër që kemi për të bërë shumë për luftën ndaj korrupsionit e transparencën me proceset. Ajo që dua ti them këtu drejtuesit të kompanisë është që ju lutem mos përtoni të tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare, se do na ndihmojë shumë’.

Rama tregoi pse u zgjodh pikerisht sot dita e nenshkrimit te marreveshjes, qe eshte nje dite pushimi per shkak te festes se Kurben Bajramit.

“Ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë kjo e sotmja e përfitoj nga rasti të gjithë atyre që na ndjekin ti uroj dhe një herë tjetër gëzuar Kurban Bajramin me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi por e kemi bërë se na është dukur e udhës që e para mos u mohojmë miqve francezë mundësinë për të qenë të pranishëm në nivelin më të lartë drejtimi të kësaj kompanie të madhe, e dyta të bindur që ky është një lajm shumë i bukur për ekonominë dhe imazhin e vendit tonë”.

Sipas Ramës, ky “lajm i gëzuar dhe sepse vjen në një moment tronditës për botën mbarë jo në aspektin shëndetësor por dhe ekonomik, e më vjen mirë që vjen nga Franca. Ne kemi dëshiruar që Franca të jetë shumë më e pranishme në Shqipëri në aspektin ekonomik, e kjo është ambicie e shpallur nga vetë Presidenti i Francës”.

Duke iu referuar investimit 100 milionë Euro te kompanise franceze, Rama tha se ajo ka ofruar “një cmim që përbën një rekord në fakt, krejt të papritur për ne, por dhe për shumë të tjerë që e kanë parë me vëmendje këtë ankand e vazhdojnë pyesin”.

“Francezët janë bujarë por nuk njihen si bamirës që nuk i bëjnë mirë llogaritë
jam i sigurt që llogaria është bërë mirë dhe ky cmim që as vetë kinezët s’do e kishin thyer dot, që njihen për oferta anomalisht të ulëta, përbën një arsye shumë të fortë që ne të besojmë se jo vetëm do kemi sukses por dhe kompania po ashtu.

Mezi presim të na kërkojë të shtojë kapacitetet, në këtë vend që duket sikur dielli ka beben e syrit, kam parë një studim, zona ku do ndërtohet ky park i parë është zona me orët më të gjata të diellit në vit në Shqipëri e gjithë rajonin“, tha Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here