Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Finalja e Conference League, Artan Hoxha reagon ndaj masave të marra: Zhdukën shqiptarët, iu mohua aksesi

22:25 / May 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotm në një emision televiziv për organizimin e Conference League, kompeticioni i rëndësishëm i UEFA që u zhvillua në kryeqytetin e Shqipërisë, ku ka shprehur rezervat e tij. Duke iu referuar masave që u morën në kuadër të ndeshjes, gazetari thotë se atë ditë qytetarët e Tiranës u zhdukën, siç e quan ai. Sipas gazetarit, pikë së pari duhet të ishte festë për Tiranën, por kryeqytetasit nuk e shijuan, pasi iu mohua aksesi.

“Gjatë këtij muaji kam parë një gjysmë finale Champions League në stadium, të shtunën kam parë finalen e kupës së Greqisë, sot do isha duke parë finalen e kupës së Kosovës dhe të dielën do të jem në Mal të Zi. Nuk isha as te titulli i Tiranës dhe as te finalja e Kupës së Shqipërisë. Ishte vërtetë festë për ata që erdhën. Duke qenë inferiorë ne zhdukëm shqiptarët atë ditë dhe e lamë qytetin vetëm për holandezët dhe italianët. Nga Kodra e Diellit nuk vija dot. Taksitë atë ditë nuk kanë hyrë dot. Atë ditë bulevardi ishte bosh.

E di sa nga ata që kanë marrë leje për të tregtuar janë bërë pishman. Italianët ndryshe nga holandezët nuk pinin birra. Italianët që takova unë donin të ishim në qytet, jo te pylli. Kjo së pari ishte festë për Tiranën dhe tiranasve iu mohua kjo gjë. Me masat që morën me, me atë idenë fikse që duhet t’i bëjmë çdo gjë mikut, është festë për ne njëherë. Polici që nuk të linte të hyjë në bulevard po të mos kishe biletë. Në qytet u ndalua shërbimi urban. Së pari kjo duhet të ishte festë për banorët e Tiranës. Nuk e shijoi qyteti. Ne me inferioritetin që kemi u kujdesëm më shumë për holandezët dhe italianët”, tha ai.

Gazetari u ndal në një tjetër problematikë, ajo e shitjes së biletave. Hoxha thotë se biletat dolën në treg të zi me çmime shumë të larta dhe për këtë arsye nuk u mbush stadiumi “Air Albania”.

“Unë si Artan nuk pata mundësi të isha. Federata ata bileta që kishte mundësi kishte ua dha kujt deshi. Unë po të te kam parë Reali dhe nuk pashë dot këtë në Tiranë. Më është ofruar 1 mijë euro bileta. Prandaj në stadium pati vend e bosh se dolën bileta në treg të zi. Çmimin zyrtar e kishte 30 euro”, tha ai.

Megjithatë, thekson gazetari ky event i rëndësishëm Shqipërisë i shërbeu si marketing, pasi ndeshja u transmetua në qindra vende të botës.

“Sigurisht që ishte një event që i shërbeu Shqipërisë për marketing. Në makro kemi fituar një imazh për vendin sigurisht. Por duke u kthyer te problematikat tona, ato që donin shqiptarët kjo nuk ndodhi. Kam kontaktuar rreth orës 5 pasdite, i kam marrë nga Tajvani deri te Presidenca ato pikat që shisnin. Ishin bërë pishman se vetëm ata te pedonalja ku ishin holandezët po shisnin, sepse italianët nuk pinë sa ata. Sigurisht kjo është hera e parë dhe kur të luhet një tjetër është eksperiencë. Në total ishte një marketing i mirë. Por qytetarët e Tiranës nuk e shijuan siç duhej”, u shpreh Hoxha.

Finalja e Conference League u zhvillua më 25 maj në Tiranë mes Romës dhe Feynoordit. Në stadiumin “Air Albania”, triumfuan romanët e José Mourinho.

Artan Hoxha Conference League finalja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Sot, finalja e turneut ndërkombëtar të padelit në Tiranë

10:09 / May 30, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.