Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Finalja e Ligës së Konferencës: UEFA “fshin” emrin “Air Albania”, ja e vërteta

21:12 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Air Albania Stadium
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria po bëhet gati për zhvillimin e finales së Ligës së Konferencës, pa dyshim një arritje historike për vendin tonë. Finalja e kompeticionit më të ri të UEFA-s do të zhvillohet në Shqipëri më 25 maj në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Por po të shikosh agjendën e kësaj finaleje, bie në sy që UEFA e ka “fshirë” emrin e stadiumit, pasi kudo shkruhet… “Arena Kombëtare”.

Emri komercial i stadiumit tonë nuk ekziston as në agjendën e publikuar nga UEFA për finalet në faqen e saj, as në biletat për këtë takim, por edhe mbishkrimi i stampuar në fasadat e tribunave është mbuluar me banerin “TIRANA FINAL 2022”. “Air Albania Stadium” është emri komercial i stadiumit për veprimtaritë sportive brenda Shqipërisë apo me protagonistë ekipet shqiptare kur luajnë ndeshje ndërkombëtare.

Stadiumi vazhdon të quhet “Air Albania Stadium”, por UEFA në veprimtaritë e saja ndërkombëtare nuk pranon emra komercial që nuk kanë lidhje me sponsorët e saj në ndeshjet që i organizon vetë ky institucion. Kjo është arsyeja pse UEFA ka “fshirë” emrin e stadiumit dhe në agjendën e finales së Ligës së Konferencës ata i referohen stadiumit me emrin “National Arena” (Arena Kombëtare).

Për këtë mund t’i referoheni edhe shembullit të “Allianz Arena” në Mynih që në njoftimin e UEFA-s për “Euro 2024” quhet “Fuseball Arena”, apo edhe për “Allianz Stadium” të Torinos për finalen e UEFA Ligës së Kampioneve për femra.

air albania finalja stadiumi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.