Kreu i Grupit Parlamentar në Taulant Balla u shpreh sot në seancë plenare se çështja se e lobimit rus është një shqetësim nga SHBA. Balla u shpreh me siguri se lobimet ruse përpos se kanë qenë brenda Partisë Demokratike për aq kohë sa mediat e huaja kanë publikuar shumë herë për 3 orë protestat e tyre. Balla gjithashtu u shpreh se Berisha ka qenë i përfshirë pasi Basha nuk do mundej kurrë të vepronte pa aporovimin e ish-kryeministrit.
“Na ka ardhur një shqetësim nga Kim që lidhet me ndërhyrjen e aktorëve të huaj. Përfshirja e Rusisë me financimet e drejtpërdrejta ndaj një force politike apo ndaj mediave të caktuara është një shqetësim që Kuvendin duhet ta shqetësojë. Të miratojmë sa më parë të gjitha meganizmat mbrojtës. Edhe Shqipëria nuk paskësh qenë immune nga sulme të këtij lloji, ato janë sponsporizime ndaj partive politike apo në mediat e caktuara. Kur e kam ngritur unë këtë shqetësim, kryetari yt që ke në krye na tha që gënjejmë. Ne jemi sot në kushtet kunë Malin e zi prokuroria dhe polica arrestojnë për spiunazh nga Rusia. Këta ende nuk kuptojnë është që nëse Kievi po goditet me raketa, Rusia po godet demokracinë me mjete të tjera. Financimet politike dhe të fushatës zgjedhore janë çështje që duhen parë menjëherë. (…) S’ka burrë që mos ta dijë që Sali Berisha është i përfshirë, po Luli s’flinte as gjumë pa marrë leje nga Berisha.- tha Balla.
