Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fitoi me dy mandate/ PD ankimon qarkun e parë Kukësin: Blerje dhe tjetërsim vote, manipulime në favor të maxhorancës

11:00 / May 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KAS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ankimin ka akuza për blerje votash, tjetërsim vote të diasporës apo manipulime në favor të maxhorancës, edhe pse ne këtë qark PD fitoi dhe mori dy mandate , ndërsa PS mori 1 mandat.

PD kundërshton miratimin nga ana e KQZ të rezultatit për këtë qark.

“Të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponimin tonë, provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se kemi të bëjmë me shkelje të rënda të dispozitave të Kodit Zgjedhor:
Problemet e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, përfshirë rrethet Kukës, Tropojë dhe Has, janë thellësisht të ndërlidhura me izolimin gjeografik, varfërinë strukturore dhe keqadministrimin e burimeve publike.

Në kontekstin e zgjedhjeve të 11 majit 2025, këto probleme janë pasqyruar dhe përkeqësuar nga përdorimi politik i administratës shtetërore, intimidimi i votuesve dhe ndërhyrja e grupeve të interesit kriminal. Raporti ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE-ODIHR, i datës 12 Maj 2025 (bashkëngjitur kopja e tij] përmend në mënyrë eksplicite se përdorimi i burimeve administrative nga partia në pushtet ka krijuar një avantazh të padrejtë dhe ka ndikuar ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve.

Në Kukës, kjo është përkthyer në presion mbi nëpunësit civilë, aktivizimin e strukturave të patronazhimit dhe madje edhe intimidim të votuesve të opozitës, sipas Raportit të OSBE-ODIHR. Kjo klimë e presionit dhe manipulimit bie ndesh me çdo standard demokratik dhe ka prodhuar një atmosferë ku farsa zgjedhore zë vendin e garës reale.

Në zona si Tropoja dhe Hasi, ku varfëria është e përhapur dhe mundësitë për zhvillim ekonomik janë të reduktuara, kapja e votës përmes premtimeve të ndihmës ekonomike ose shantazhit të punësimit shtetëror është edhe më e lehtë për t’u realizuar.

Në thelb, Kukesi, Tropoja dhe Hasi përfaqësojnë nje tablo të qartë të brishtësisë demokratike në Shqipëri.
Pabarazia në garë, kapja e institucioneve, instrumentalizimi i varfërisë dhe mungesa e përfaqësimit real krijojnë një cikël të mbyllur ku qytetarët ndihen të pa përfaqësuar, të pambrojtur dhe të abuzuar në mënyrë të përsëritur”, theksohet në ankimim.

KQZ PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.