Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Fjalimi i fitores, Peleshi mesazh demokratëve: PS derë e hapur për këdo që do të kontribuojë, LSI mori zero me bisht

16:31 / April 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screen Shot 2017 04 29 at 21.53.01 min
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i PS për Qarkun e Korçës Niko Peleshi u ka shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që më 25 prill votëbesuan PS-në për një mandat të tretë qeverisës. Në fjalën e tij në festën e fitores, Niko Peleshi theksoi se PS është një skuadër fituese prej shumë vitesh, pasi vendos në plan të parë interesat e vendit.
Peleshi nënvizoi se ky mandat do të shërbejë për të korrigjuar edhe ato gabime që mund të jenë bërë në të kaluarën. “Ne vinim pas tetë vitesh në pushtet, ndonëse jemi përpjekur ditë e natë, jemi munduar të bëjmë më të mirën e dimë që edhe kemi lënduar padashur dikë, ndaj na u desh të uleshim, të flisnim, t’i takonim një herë, dy herë, tre herë, t’i dëgjonim, t’i shpjegonim se çdo lëndim nuk vinte me qëllim por vinte ngaqë shoqëria jonë nuk është akoma perfekte. Shoqëria nuk është akoma perfekte, ndaj ne sot jemi të gëzuar dhe mezi po presim të fillojmë punën për të korrigjuar gjithçka që nuk e kemi bërë mirë dhe që kjo fushatë na ndihmoi ta kuptojmë e të korrigjojmë çdo gabim së bashku”, theksoi ai.
Deputeti Peleshi komentoi dhe shkrirjen e LSI në këtë qark, e cila jo vetëm nuk mori asnjë mandat, por pësoi dhe një nga disfatat më të mëdha. “Të gjithë socialistët kanë dalë në votime! Ne e kemi ruajtur avantazhin, kemi 10.000 vota avantazh përballë të tjerëve. Kemi mbi 60.000 vota në të gjithë qarkun. Kemi fituar pothuaj në çdo Bashki te qarkut edhe në Devoll, ku ishim minus 2700 vota, tani jemi pothuaj barazim. Pra, kemi një fitore të pastër! Nuk dua të flas negativisht për asnjë njëri por atij të 0-s dua vetëm t’i them: Mos jam bërë pak pa qethur? Vetëm kaq, asnjë fjalë tjetër! Por aty te zeroja, ka shumë për të komentuar, jo për t’u marrë me ata që e morën zeron me bisht dhe bishtin e futën në zero dhe ikën që nga Korça siç e kishin premtuar, po ka shumë për të kuptuar se sa shumë duhet të besojmë te të rinjtë”, theksoi ai.
Drejtuesi i PS për Qarkun e Korçës Niko Peleshi iu drejtua me një mesazh edhe atyre demokratëve të ndershëm. “Ne kemi nevojë edhe për opozitën në nivel lokal edhe në nivel qëndror. Opozita nuk është një fjalë e keqe, opozita është një vlerë për shoqërinë tonë dhe unë i them të gjithë demokratëve të këtij qyteti që le të shikojnë te ne, te dyert tona, te Partia Socialiste, te unë personalisht, njeriun ku mund të trokasin për të kontribuar për të mirën e qytetit. Kemi nevojë për të gjithë, jemi motra, vëllezër, bashkëqytetarë në qytet e fshat, nuk mbajmë mëri, nuk kemi inat me ta edhe nëqoftëse e kanë tejkaluar, ata që vinin përdornin fjalor të papërshtatshëm në Korçë, e kishin sepse nuk e njihnin Korçën, s’kanë lidhje me Korçën por dalëngadalë le të mësohen”, tha në mbyllje të fjalës së tij Drejtuesi i PS për Qarkun e Korçës Niko Peleshi.

Niko Pepeshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.