Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim motivues.
Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por ndoshta nga “gafat” e thëna në atë takim, u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Ai flet për angazhim të të rinjve dhe mbushje të kutive në votime, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do marrë në zgjedhje.
Alizoti është munduar të flasë në një gjuhë të thjeshtë, por ka bërë edhe gafa, ndërkohë që po filmohej, në një fjalim që për publikun, nuk do ishte shumë I pranueshëm.
“Kutitë që do jenë plot, do kenë përparësi në PD” tha Alizoti ndërsa u kujtoi të rinjve dhe mënyrën sesi operonte Jul Cezari që priste tek dera njerëzit në bazë të votave.
Më pas ai deklaroi se nëse Edi Rama do të ishte kryeministër në 26 prill, ai do u turrej të rinjve të PD së bashku me policinë.
Pjesë nga fjalimi i Tomorr Alizotit në prezantim:
