Moderatorja Fjodora Fjora, teksa fliste për sfidat e prindërimit gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Aldo Morning Show”, ajo tregoi një episod me të birin, kur ky i fundit iu largua teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi.
“Më ka ndodhur një herë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët, nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ia fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë. Ulërimat e mia mund t’i ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa, e mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte.”
