Deputeti i PS-së Demokratike dhe anëtari i Komisionit për Rithemelimin, Flamur Noka ka dhënë detaje nga votimi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i partisë.
Në një prononcim për mediat nga qendra e votimit që mbulon, Noka tha se sot mbështetësit e PD-së u janë drejtuar masivisht kutive të votimit, madje dhe më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe numrin e delegatëve që Basha pretendon se ka në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Prononcimi i plotë
Eshtë moment historik në aspektin politik, sepse demokratët po vendosin sot për t’u ndarë nga pengmarrja e vullnetit të tyre për t’u futur në një periudhë tjetër, ku do ndjehen më të bashkuar e fitues.
Eshtë moment që duhet shënuar. Siç e keni parë, si kurrë ndonjëherë një vërshim i anëtarëve të PD cep më cep drejt qendrave të votimit. Jeni dëshmitarë të një procesi transparent, më të pastër se kurrë. Do të ngelet në histori. Sot demokratët kanë vendosur për t’u ndjerë më të lirë.
Pyetje: A janë shifrat e Bashës më të larta se në Kuvendin e Berishës?
Noka: Në një sallë me 1800 karrige, Lul Brava kishte vendosur 5400 delegatë. 3 delegatë për karrige. Kjo është për barcaleta. Kjo është arsye se demokratët janë vëshuar lumë drejt kutive. Shifrat ua ka dhënë Komisioni i Operacioneve Elektorale. Atë që keni parë, si kurrë ndonjëherë, shumë më tepër se më 25 Prill, i janë drejtuar sot demokratët drejt kutive të votimit.
