Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flasin banorët e Lalzit ku jetojnë politikanët: Këtu është luftë, nuk marrim dot tapitë. Na vijnë nga 5 palë pronarë

20:43 / November 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lalz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tokat në Gjirin e Lalëzit dhe fshatin Hamallaj, prej disa vitesh po shfrytëzohen për ndërtime kompleksesh dhe resortesh.

Por kjo hapësirë e bukur në anë të detit ka shkaktuar një luftë të gjatë që ka shkaktuar edhe viktima. I pari që humbi jetën në një atentat ishte gjyqtari Skerdilaj Konomi, ndërsa po punonte për t’i njohur familjes së tij pronësinë e qindra hektarë toke në atë zonë.

Së fundmi, thuhet se për toka e këtij bregdeti, prokurori Arjan Ndoja së bashku me Alekandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Malokun, ranë preh e atentatit të datës 1 nëntor.

Shoferi i prokurorit, për shkak të plumbave që mori në gjoks dhe kraharor, u nda nga jeta, pasditen e së enjtes.

Por fillimet e përplasjeve për pronat në gjirin e Lalëzit, datojnë shumë më herët. Banorët e zonës së Hamallajt u përleshën me policinë 9 vitë më parë, ndërsa sot tregojnë problemet që ka toka në të cilën ata jetojnë

“Shtëpitë janë të palegalizuara të gjitha. Janë bërë tre herë regjistrimet për legalizim. Shkon atje dhe thonë jo, nuk na lënë. Jo vetëm sot por gjithmonë na kanë thënë që nuk na lënë.

Se kush nuk i lë, as ata vet nuk mund të tregojnë dot, sepse edhe ata kanë hallet e veta. Çdo njeri që vjen..mbi 5-6 pronarë kanë ardhur..jo kjo është e imja, jo kjo e imja.

Na dhanë toka pak me u pasuru vet. Gjirin e Lalëzit këtu e kanë grabitur këmbë e kokë. Nuk merret dot hipoteka. Dokumenti nuk merret. Se këtu është nami…këtu është luftë e madhe”, shprehen banorët.(TCH)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

610 zyrtarë u referuan për shkelje pasurie, ILDKPKI: Mbi 2300 gjoba në 11 vite

14:04 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

12:26 / August 7, 2026

Rama për “Financial Times” Shqipëria është në momentin më të mirë drejt BE-së

12:23 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.