Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Fluturojnë” çmimet e banesave/ PD ngre shqetësimin: Pastrim parash, ekonomia nuk po rritet

16:53 / January 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha selia pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratik, përmes anëtarit të Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Përmes një deklarate për mediat, Teliti deklaroi se në vend po pastrohen paratë e pista me anë të ndërtimeve dhe se mos ngritja e ekonomisë shqiptare ndikon te konsumatorët.

“Çmimet e banesave në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur me rreth 2,5 herë më shumë se në shtetet e Eurozonës. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të apartamenteve në këtë 3-mujor të vitit ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike. Për krahasim duke përdorur të dhënat e Eurostat, çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% në vendet e eurozonës dhe me 7,4% në vendet e BE, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë. 

Po pse rriten çmimet, në një kohë kur ekonomia shqiptare nuk njeh rritje dhe emigracioni drejt vendeve të tjera është në shifra rekord? Ka të bëjë me efektin e futjes në vend të parave të pista dhe pastrimit të tyre në sektorin e ndërtimit Paratë futen në dy mënyra, se pari nëpërmjet investitorëve, të cilët i mbajnë çmimet  e larta pasi nuk kanë nevoja akute për cash, sepse ndërtojnë me para jo legale. Dhe së dyti, nga nje pjese e blerësve, të cilet duke qenë se kanë para të siguruara në rrugë joligjore kanë mundësi të paguajnë çfarëdo çmimi. Kjo i mban çmimet e larta për konsumatorët e zakonshëm shqiptarë dhe çiftet e reja, të cilëve po u bëhet thuajse e pamundur blerja e një shtëpie në kryeqytet.

Ky shtrenjtim, sipas ekspertëve, do të vazhdojë edhe më tej, nëse ndodh amnistia fiskale dhe dhënia e pasaportave të arta, dy nisma të qeverisë Rama të cilat BE i ka kundërshtuar me forcë. Me injektimin në ekonomi të një kanali të ri financiar, deri dje të fjetur, çmimet e apartamenteve në Tiranë do të shtrenjtohen sërish. Kjo është, nëpërmjet shifrave dhe fakteve, se si qeveria e Edi Ramës ua bën të pamundur shqiptarëve të ndershëm jetën dhe strehën në vendin e tyre. Kjo është arsyeja se pse shqiptarët ikin. Kjo është arsyeja se pse duhet të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë, t’ua kthejmë atë shqiptarëve.”

Dorian Teliti PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.