Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Forcimi i kapaciteteve për kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike, KLSH asistohet nga Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit dhe OSBE

20:46 / July 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
takimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) zhvilluan sot një takim online për nisjen e një bashkëpunimi të ngushtë në forcimin e kapaciteteve për kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre.
Kryetari i KLSH, z. Arben Shehu falënderoi Presidentin e Autoritetit Kombëtar italian Kundër Korrupsionit, z. Giuseppe Busia dhe Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Vincenzo Del Monaco duke theksuar rëndësinë e madhe që ka lufta kundër korrupsionit në Shqipëri dhe asistenca për institucionet kontrolluese.
Ai u shpreh se “shembull i luftës kundër kriminalitetit në tërësi, përfshi dhe korrupsionin janë institucionet ligjzbatuese italiane të cilat kanë bërë jo vetëm një histori suksesi, por një histori heroike”.
Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Vincenzo Del Monaco tha se rreziku i korrupsionit në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrjen e kësaj fushe si edhe zbatimi i rekomandimeve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme.
“Sikurse kemi parë në lajmet e këtyre ditëve në Shqipëri, rreziku i korrupsionit në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrjen e kësaj fushe si edhe zbatimi i rekomandimeve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme.
Këto rreziqe po merren shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare dhe Shqipëria po fillon të shohë rezultatet e institucioneve të reja gjyqësore. Por më shumë mund të bëhet dhe nga institucione të tjera si për shembull KLSH-ja, institucione që janë hallka kritike të sistemit në identifikimin dhe raportimin e dëmeve”, tha ambasadori z. Del Monaco.
Takim i sotëm do të konkretizohet në vijim me thellim të bashkëpunimit mes institucioneve për kryerjen e auditimeve cilësore në shërbim të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike.

klsh OSBE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.