Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Forcon imunitetin dhe mbron zemrën, njihuni me antibiotikun natyral që e rekomandojnë edhe mjekët

16:10 / January 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6006e54bc2ceb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore.

E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.

Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve.

Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.

Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne.

Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit.

Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.

Vlerat e propolisit për shëndetin

Antibiotik Natyral

Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.

Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi.

Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.

Shëndeti Dentar

Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës.Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.

Imuniteti

Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë.Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri.

Ulja e tensionit të gjakut

Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Alergjitë

Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.

Helmimi nga ushqimi

Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi.

Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.

Infeksionet e veshit

Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët.Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.

Shëndeti i lëkurës

Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit.

Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret.Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.

Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes

Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.