Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Formacioni / Pak dyshime për Rejan, me organizator dhe një balotazh në majë të sulmit

08:56 / June 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kombetarja shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare përgatitet të zbresë në fushë për ndeshjen kundër Uellsit, e cila do të shërbejë për të përmirësuar një rreshtim tip për eliminatoret e Botërorit. Reja ka vendosur të bëjë pak eksperimente dhe do të hedhë në fushë atë që mund t’i afrohet më shumë rreshtimit ideal të tij 3-5-2.

Sigurisht, në portën nuk do të jetë as Berisha e as Strakosha të cilët mungojnë në këtë grumbullim, por Gentian Selmani, në debutimin absolut me ngjyrat kuqezi. Para tij do të rreshtohet treshja e Serisë A me Gjimshitin, Ismajlin e Kumbullën të cilët pritet të krijojnë digën para gardianit të kuqezinjve. Kjo treshe është ajo të cilën trajneri shpreson që të aktivizojë rregullisht në vijim gjatë eliminatoreve, me Veselin apo Dermakun e Mihajn si alternativa në rast mungesash.

Sa i përket krahëve, Doka do të zëvendësojë Hysajn e dëmtuar në të djathtë, ndërsa Lenjani do ta nisë si titullar, për t’i bërë vend më vonë Trashit.

Trajneri e konfirmoi vetë sistemin e treshes në mesfushë, me Baren e Abrashin që do të kenë më shumë detyra mbrojtëse, ndërsa Çekiçi do të jetë organizatori i mirëfilltë i lojës, pak a shumë si Memushaj,për të cilin po kërkojmë një zëvendësues.

Ndërsa dyshimi i vetëm për këtë sfidë është në sulm, se kush do të luajë përkrah Manajt, i cili në këndvështrimin e trajnerit mbetet i paprekshëm. Reja në stërvitjen e fundit ka provuar edhe Balajn mes titullarëve dhe pikërisht sulmuesi shkodran duket pak më i avantazhuar se Çikalleshi për të nisur këtë sfidë nga minuta e parë.

shqiperia

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.