Kampioni i botës në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton ruajti sërish titullin e lartë edhe për këtë vit pas fitores së Grand Prix të Abu Dabit.
Piloti i Mercedesit doli më shumë se 16 sekonda para Max Verstappen të Red Bull-it.
Charles Leclerc përfundoi i treti.
Valtteri Bottas, shoku i ekipit i Hamilton, doli i katërti, pas u nis i fundit pas një ndryshimi të motorit.
Hamilton e përfundoi sezonin F1 2019 me 11 fitore, ndërkohë që për Mercedes-in kjo ishte fitorja e gjashtë resht.
