Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet.
Sipas pamjeve që vijnë nga vendngjarja, pas përplasjes automjetin e ka përshkruar tej e tej trafik-ndarësja. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, dhe shoferi i makinës ka shpëtuar për mrekulli. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.