Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Foto/ Ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e veçantë me “Bukuroshen e Durrësit”

14:55 / December 7, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KIM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, me veshjen e saj ka përcjellë një mesazh të bukur sot nga Durrësi, ku ishte e pranishme me rastin e rivendosjes së një pjesë të murit rrethues të Kalasë së Durrësit, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ambasadorja mbante veshur një pallto, gjysma e së cilës ishte e qëndisur me figurën e Bukuroshes së Durrësit.

Bukuroshja e Durrësit është një mozaik polikromatik i shekullit IV p.e.s. dhe është mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Mozaiku u zbulua për herë të parë në vitin 1916, kur një grup ushtarakësh austriakë, mes të cilëve edhe arkeologu Camillo Prashnicher, zbuluan gjatë hapjes së një transheje 150 metra larg qendrës së sotme të qytetit një shtresë mozaiku, e cila u quajt një “kryevepër figurative e artit”.

Punimi i veçantë dhe shumë delikat, sidomos fytyra engjëllore e gruas, e ka bërë këtë mozaik shumë të famshëm, duke e kthyer në një nga simbolet e qytetit. Nëpërmjet linjave të zeza dhe gri evidentohen qartë konturet e hundës, mjekrës, syve dhe gojës. Që nga viti 1982 “Bukuroshja e Durrësit” është ekspozuar edhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.