Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Foto/ E krahasuan me Beyoncen, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë para Eurovizionit

13:26 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60a24e1e00867
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anxhela Peristeri, ishte sot e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, një ditë pasi morri vëmendjen e të gjithëve në tapetin turqoise. Na ndajnë vetëm tre ditë nga gjysmëfinalja e dytë e festivalit evropian të këngës, ku do të performojë Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit Shqipërinë.

Me një fustan të gjatë të kuq dhe kapelen e madhe, këngëtarja dukej mjaft sensuale. Mediat e huaja dhe komentuesit e krahasuan me këngëtaren Beyonce.

Anxhela rrëfen se ishte përvojë shumë e bukur. “Shumë emocionuese. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, megjithëse kishte rregulla të rrepta për shkak të Covid. Testohemi çdo 48 orë, unë kam bërë dhe vaksinën”.

01

Artistja, mes emocionesh, thotë se është gati për të performuar dhe shpreson që çdo gjë të shkojë mirë. “Kemi shumë kohë që mendojmë për performancën. Komentet, nga të gjithë kanë qenë të mira. Thuhet se jemi pretendentë për në finale, megjithatë nuk i besoj shumë, dua thjesht të shkojë mirë. Është një eskperincë shumë e bukur, që çdo artist duhet ta përjetojë. Për ne, skena e Eurovision është një kënaqësi e madhe. Është dhe mënyra si të trajtojnë, ashtu si duhet të trajtohet vërtet një artist”.

Në provat finale, para nisjes së Eurosong, Anxhela është vlerësuar për vokalin dhe performacën. Është një nga këngëtaret që arrijnë “të pushtojnë” skenën kur këndojnë ‘live’ dhe pritet që juria ta votojë pozitivisht.

Për një kohë të gjatë, Anxhela ka zhvilluar karrierën e saj në Greqi, kështu që thotë se “pres që Greqia të na japë pikë maksimale, kam shok e të afërm atje, shpresoj të votojnë masivisht. Po ashtu, pres vota nga shtetet e tjera ku ka shqiptarë, Zvicra, Anglia…”

Me këngën “Karma”, ajo do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë gjysmëfinale, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.