Këngëtarja dhe modelja, Beatrix Ramosaj ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas romancës që ka nisur në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, me aktorin e humorit, Donald Veshajn.
Intimiteti mes tyre ka shkaktuar debate të shumta, ku disa i mbështesin çiftin dhe disa të tjerë jo.
Së fundmi, në mediat online, artistes i janë publikuar edhe disa imazhe para operacioneve plastike.
Pak kohë më parë, Beatrix pranoi ndërhyrjen që ka bërë në trupin e saj.
“Kam operuar gjoksin. E kam operuar para pesë vitesh. Mamin e pyeta nëse duhet t’ua tregoja njerëzve, por ajo më tha me shaka se gjoksi im dukej që nga avioni.”-deklaroi ajo.




