Dritan Metaj është shefi i komisariatit të Laçit që u arrestua këtë të hënë nga vijmësia e operacionit të koduar “Flakë në det”.
Në një dalje publike për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se është provuar që Metaj është i përfshirë në mbështetje të një grupi të strukturuar kriminal të drogës.
“Kemi një vendim të Gjykatës të Posaçme, gjithçka që është vënë në dispozicion të prokurorëve do të thotë që kemi dokumentuar të gjithë rolin dhe përfshirjen e tij në mbështetje të grupit të strukturuar kriminal. Për hollësi të mëtejshme ia lëmë hetimit”, tha Rrumbullaku.
Rrumbullaku bëri me dije gjithashtu se në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim Gëzim Çela, banues në Fushë-Kuqe, Arben Dalipaj, banues Vlorë, Roland Guza, banues në Durrës.
