Edhe pse parlamenti ka ndërmarrë një sërë nismash legjislative për të pasur jo vetëm një administratë jomaskiliste por edhe një shoqëri më të hapur, duket se këto barriera vështirë se kapërcehen edhe nga vetë parlamentarët tanë. Siç mund të shihni edhe nga kjo foto në lokalin e parlamentit, aty ku zhvillohen senacat plenare, meshkujt janë ulur veç dhe femrat më vete. Përjashtim bën vetëm ministri i Turizmit Klosi, i cili ka preferuar që të mos ulet me kolegët e tij, por të qëndrojë pranë femrave.
