Një aksident ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut ku një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, dhe drejtuesja e mjetit mësohet të jetë një femër. Kjo e fundit është dërguar në spital. Ndërkaq nuk dihen ende shkaqet e aksidentit për të cilat kanë nisur hetimet.
Fotot janë publikuar nga Balkanweb.