Përfundimi i karantinës ka ardhur me ndryshime të mëdha tek personazhet e njohur të shoëbiz-it shqiptar.
Thuajse të gjitha vajzat VIP kanë ndryshuar pamjen e tyre këtë verë dhe këtij grupi i është bashkuar edhe aktorja Delinda Disha.
Ajo nuk ka rezistuar dot më gjatë dhe ka hequr dorë nga flokët brun.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Delinda tregon se është kthyer në bjonde dhe është super e lumtur me pamjen e re.
Aktorja ka publikuar disa poza ku duket shumë e ëmbël me look-un e ri, të cilin besojmë se do ta mbajë gjatë.