Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/ Rama në rrugën e Dukagjinit: Modernizmi i infrastrukturës, në funksion të zhvillimit të turizmit malor

16:04 / April 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 04 30 at 15.10.02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modernizimi i infrastrukturës në zonat turistike malore, është pjesë e rëndësishme e transformimit rrënjësor të tyre, në funksion të zhvillimit të turizmit, duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth, duke i bërë ato më të aksesueshme nga vizitorët e shumtë, por edhe lehtësisht të komunikueshme për komunitetet që jetojnë pranë tyre.

Rruga e Dukagjinit ku përfshihen disa fshatra, mes tyre Kir, Nicaj-Shosh, Pepaj, Lotaj, Ndërlysaj, etj, është një nga rrugët ku ndërhyrjet në infrastrukturë kanë qenë të domosdoshme për lehtësimin e përditshmërisë së banorëve vendas dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci inspektoi punimet në kantierin e hapur të rrugës së Dukagjinit, një aks është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve.

“Është një segment i aksit të rrugës së Dukagjinit, loti i dytë për këtë segment që kemi filluar, prej 30 km. Punimet konsisitojnë në zgjerimin e trupit të rrugës, ndërtimit të veprave të artit dhe ndërtimit të një shtrese ccakulli. Me lotin e pare prej 17 km kemi filluar punimet dhe jemi drejt përfundimit. Këtu jemi në ditët e para të mobilizimit të punimeve të kantierit. Parashikojmë që brenda vitit ky aks të përfundojë”,-shpjegoi inxhinieri i punimeve, i cili tha se rruga është pjesë e projëktit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për Rrugët e Bardha.

Nga ana e tij, Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, teksa diskutoi me ekspertët mbi detaje të projektit. ”Rrugët e bardha janë rrugë turistike në të gjithë botën, nuk është domosdoshmëri t’i hedhësh asfalt patjetër, por në proces patjetër që duhet të mirëmbahen dhe pastaj patjetër që edhe asfaltin do t’ia hedhim nuk diskutohet. Austria, Zvicra, Spanja, mos të shkojmë më lart këto që përmenda janë edhe me borë dhe ngrica kanë zona që i mbajnë vetë kështu, po kuptohet do atë mirëmbajtjen që të jetë gjithmonë në rregull. Megjithatë ne si fillim do ta bëjmë rrugë të bardhë, se nuk na le Beneti pa e bërë, pastaj do kalojmë edhe me asfalt kuptohet”,-u shpreh ai.

WhatsApp Image 2024 04 30 at 15.10.03
WhatsApp Image 2024 04 30 at 15.10.02
WhatsApp Image 2024 04 30 at 15.10.01 1
WhatsApp Image 2024 04 30 at 15.10.01

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.