Prej dekadash jetuan e sollën “xhevahirët” e tyre, ushqimin për shpirtin e njerëzve përmes librave që kapërcyen kufijtë, në këtë pallat.
Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që në respekt të Dritëro Agollit dhe të Ismail Kadaresë, këtë pallat ku jetuan e krijuan kolosët e letërsisë shqipe të sjell plot ngjyra një murale ku përfshin brenda botën e shkrimtarëve. Por në këtë murale nuk mungon as arkitekti i këtij pallati, Maks Velo.
Më herët shtëpia e Ismail Kadaresë në këtë pallat është kthyer në muze për shkrimtarin e quajtur “Studio Kadare”

