Vijon puna për ndërtimin e terreneve të reja sportive në bashkinë e Matit.
Pas përfundimit të terreneve në shkollën e mesme “28 Nëntori” po punohet intensivisht në shkollën 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel.Në një postim të kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj thuhet:
“Vijon puna për ndërtimin e dy fushave sportive tek Shkolla “Mustafa Gjestila”.
Ambientet sportive janë një komponent i rëndësishëm për rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë!Faleminderit Save the children !”
Malaj është shprehur se terrene të tilla do tē ndërtohen në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mat.


