Pas akuzave se kishte biznese me deputetin e PS-së Sadri Abazi, flet demokrati Ervin Salianji. Për Dosja.al ai ka treguar për marrëdhënien që ka me të. Ai ka treguar se nuk ka marrëdhënie miqësore me deputetin dhe se gjithçka është e stisur. Salianji ka shuar zërat se Sadri Abazi mund t’i ketë dërguar ndonjë dokument kundër Veliajt. Por dukert se deputeti demokrat nuk është edhe aq i sinqertë. Tirananews.al risjell për lexuesit fotot e realizuara disa kohë më parë ku Salianji shihet bashkë me deputetin socialist edhe në pushime. Me sa duket ata nuk janë vetëm komshij në lagje, por ruajnë edhe miqësi.
Pjesë nga intervista:
Ju jeni akuzuar se keni biznese me deputetin e PS-së Sadri Abazin. Si janë marrëdhëniet tuaja me të?
Ka shumë akzua të stisura tashmë, të trilluara. Marrëdhënia ime me atë është zero, nuk kam asnjë marrëdhënie me të jo vetëm biznesi. Por kam kontakte se e kam në lagje. Jo s’kam miqësi me të. Me njerëz që rrinë në të njëjtat ambiente kur kalon i jep edhe dorën, këto janë norma të mirësjelljes. Unë besoj se është një prej deputetëve ka përfituar më shumë sesa ka merituar nga sistemi dhe një prej deputetëve që ka devijuar vullnetin e qytetarëve për interes të Ramës.
Zoti Abazi përflitet se është në grupin e kundërshtarëve të Veliajt në PS. A ju ka ofruar ndonjëherë dokumente kundër tij?
Nuk është se kam këtë lloj miqësie dhe këtë lloj besimi dhe as nuk e di që është kundër apo pro. Por shoh që të gjithë ndërtuesve i shkojnë fjollë punët me kryetarin e Bashkisë sepse lejet e ndërtimit dhe kullat janë shumë më shumë sesa pemët tani në Tiranë, më shumë sesa gjethet dhe bari.

