Juventusi e ka konfirmuar veten si një “mbret” në merkaton e futbollit dhe jo vetëm për faktin se arriti të transferojë Kristiano Ronaldon nga Reali i Madridit. Këtë e ka zyrtarizuar lëvizja e fundit e “Zonjës së Vjetër”, e cila ka shitur te Xhenoa, kartonin e Stefano Sturaros për 18 milion euro.
Një shifër e ekzagjeruar dhe një biznes i vërtetë për kampionët e Serisë A, që mbrojtësin e kishin marrë në vitin 2014 po nga Xhenoa për 5.5 milion euro. Ky operacion në merkato ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, që nuk kanë harruar të tallen në rrjetet sociale.