Mbrojtësi i Bajern Mynih, Zherom Boateng ka pësuar një aksident të frikshëm në ditën e djeshme. Gjermani ishte në autostradë teksa po kthehej në shtëpi pasi kishte takuar djëlin e tij, ndërsa mesa duket e kishte shkelur gazin pak më shumë seç duhej.
Në këtë formë, 31-vjeçari ka humbur kontrollin e Audit të tij dhe ka përfunduar jashtë rruge. Për fat të mirë, mbrojtësi ia ka hedhur mirë duke mos pësuar asnjë dëmtim.
Por, kjo nuk mund të thuhet për makinën e tij, që tashmë i kërkon 25 mijë euro për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme. Megjithatë, në këto raste ana financiare është dytësore, pasi për fat të mirë, Boateng është shëndoshë e mirë.