Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Frikë për variantin e ri “Omicron”, OBSH: Variant shqetësues

14:17 / November 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
omicron varianti i ri 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet rreth botës po nxitojnë të ndalojnë udhëtimet nga shtetet e jugut të Afrikës në një përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të covid-19, i quajtur Omicron nga OBSH. Organizata e klasifikoi atë si variant shqetësues dhe tha se të dhënat e para sugjerojnë një rrezik të shtuar të riifektimit. Omcron u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut, ku sipas OBSH, është përhapur gati në të gjitha rajonet.

“Omicron klasifikohet si variant shqetësues pasi ka një numër të lartë mutacionesh, shumë prej të cilave me karakteristika shqetësuese. Deri më tani nuk ka shumë informacione po studime të mëtejshme po zhvillohen në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera për të përcaktuar transmetueshmërinë e tij, agresivitetin dhe ndikimin ndaj masave tona”, tha Maria Van Kerkhove, eksperte, OBSH.

Përveçse në Afrikën e Jugut, varianti është identifikuar në Botsvana, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Një sërë shtetesh, si Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se nuk do të lejojnë fluturimet nga shtetet e Jugut të Afrikës, e shumë të tjera po vendosin kufizime në udhëtime.

Komsioni Europian rekomandoi shtetet anëtarë të  mos lejojnë fluturimet nga Afrika Jugore. Sakaq, qindra pasagjerë që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut u testuan për variantin e ri. 61 persona nga 2 fluturime rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe janë karantinuar në një hotel pranë aeroportit. Autoritetet në Afrikën e Jugut, i cilësuan masat si të pajustifikuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026

Thatësira godet Evropën, kriza e energjisë thellohet

10:03 / August 10, 2026

Tajfuni godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë

10:01 / August 10, 2026

Ukraina, sulm masiv me dronë ndaj Rusisë/ Goditet rafineria ruse e naftës, 12 persona të vrarë

09:46 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.