Së fundmi, Taylor ka ndihmuar një studente nga Portugalia, Vitoria Mario, e cila në pamundësi ekonomike rrezikonte studimet e saj universitare.
Familjes së saj iu tha që studentja nuk mund të vazhdonte t’i ndiqte studimet pasi gjendja ekonomike e familjes nuk ishte e pranueshme për fondet e qeverisë. Si rrjedhojë, studentja rrezikonte të studionte në Universitetin Warwick, në Londër.
Taylor Swift dha kontributin financiar prej 23373 paund, përmes një faqe GoFundMe.
“Vitoria, unë e pashë historinë tënde në internet dhe jam frymëzuar aq shumë nga përpjekja dhe përkushtimi jot për t’i kthyer ëndrrat e tua në realitet”, është shprehur këngëtarja krahas shumës që dhuroi.
