Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

FSHF/ KOKSH nuk njeh rregullat ndërkombëtare

21:20 / February 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një komunikatë për mediat Federata Shqiptare e Futbollit shprehet se KOKSH nuk njeh rregullat e ndërkombëtarëve.

“Në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike juridike, KOKSH, i cili vetë kërkoi që çështja të gjykohej jashtë Shqipërisë, sot nuk e njeh më vendimin e CAS-it”, shprehet FSHF.

Komunikatë për mediat

Gjykata e Arbitrazhit për Sport vendosi më 17 qershor 2024 në favor të FSHF, duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH të mbajtur më 10 janar 2021.

CAS shpalli të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH, që kishte miratuar statutin e ri. Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH, shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.

Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS vendosi në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.

Në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike juridike, KOKSH, i cili vetë kërkoi që çështja të gjykohej jashtë Shqipërisë, sot nuk e njeh më vendimin e CAS-it.

KOKSH refuzon hapur t’i bindet rregullave ndërkombëtare, duke krijuar një precedent të rrezikshëm dhe duke shkelur Konventën e Nju Jorkut mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve arbitrare.

Kjo nuk është thjeshtë një mosmarrëveshje sportive. Kjo është një formë e pastër dhune institucionale, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të drejtësisë!

Ky qëndrim na kthen pas në kohën e errët të komunizmit, kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar që nuk njihte asnjë vendim ndërkombëtar. Atëherë, shteti nuk i zbatonte ligjet e botës – dhe sot, për fatin tonë të keq historia po përsëritet.

FSHF nuk do të heshtë dhe do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për të vendosur drejtësinë në vend. U bëjmë thirrje autoriteteve ndërkombëtare, FIFA-s, UEFA-s dhe Gjykatave Evropiane të Drejtësisë që të reagojnë menjëherë dhe të mbrojnë rendin sportiv nga shkatërrimi i qëllimshëm që po ndodh në Shqipëri.

Sporti shqiptar s’mund të mbahet peng i një drejtësie të kapur dhe i një shteti që refuzon ligjin ndërkombëtar. Shqiptarët meritojnë të jenë pjesë e botës, jo të izolohen prej saj.

FSHF koksh rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.