Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FSHF lançon strategjinë e Qëndrueshmërisë. Presidenti Duka: Futbolli ndikon në përmirësimin e jetës

19:45 / April 30, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
23aa564c 8e6e 4c50 acaa fe38f8b393bb scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të martë në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lançimit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”. Një strategji që paraqet planin e FSHF-së për të adresuar zgjidhjen e sfidave komplekse që mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit me të gjithë aktorët në fushën e futbollit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni u shpreh se strategjia “Ndërtimi i Urave Lidhëse Përmes Futbollit” është shumë i rëndësishëm për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave të FSHF-së për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se nëpërmjet fuqisë që ka loja e futbollit, FSHF-së do të tentojë të bashkëpunojë me të gjithë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie.

“Faleminderit që keni ardhur sot në këtë ceremoni të prezantimit të strategjisë së FSHF-së, që emërtohet ‘Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit’. Që futbolli është loja më e bukur në botë, kjo nuk ka asnjë diskutim dhe çdo ditë e më shumë futbolli po bëhet ndikues edhe në përmirësimin e jetës. Për këtë jemi këtu sot në këtë ceremoni kaq të madhe, për të sensibilizuar çdokënd që t’i bashkohet iniciativave tona dhe strategjisë sonë për të ndikuar më përmirësimin e jetës në përgjithësi.

Dy janë çështjet kryesore të njerëzimit sot: përmirësimet mjedisore dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Përmes kësaj strategjie ne jemi munduar që të bëjmë një program të përcaktuar me objektiva të qarta për të realizuar dhe për të ndihmuar në përmirësimin e këtyre çështjeve. Federata e Futbollit ka bërë vazhdimisht aktivitete me përgjegjësi sociale. Dhe përmes këtij aktiviteti sot, ne duam që të sensibilizojmë shoqërinë shqiptare që t’ bashkohet iniciativës tonë.

Kjo strategji quhet “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” sepse ne, nëpërmjet fuqisë që ka loja do të tentojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor, aktor e shoqatë për të realizuar objektivat konkrete të kësaj strategjie. Nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë me Italinë apo nëse do të kalojmë grupin në Europian, por jam mëse i sigurt që do të realizojmë dhe do të tejkalojmë çdo objektiv që i kemi vënë vetes dhe do të ndikojmë fuqishëm për të bashkuar të gjithë faktorët në përmirësimin e jetës përmes futbollit.

Pa u zgjatur, dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Michele Uva-n, i cili e drejton këtë gjë në të gjithë Europën dhe është sot në Shqipëri dhe këtë projekt e shpërndan nëpërmjet skuadrës së tij në të gjitha skuadrat e federatave anëtare për përmirësimin e jetës në Europë. Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe ju ftoj për një bashkëpunim të mëtejshëm”, tha ndër të tjera Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Federata Shqiptare e Futbollit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.