Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FSHF nuk bindet nga loja e Shqipërisë, Duka i jep kohë trajnerit Reja

18:14 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi reja duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë pikë nuk mund të hidhen në kosh, por loja nuk bindi. Kombëtarja dhe trajneri i saj, Edi Reja, vërtetë morën dy fitore në tri ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës, por paraqitja që bëri tani në mars ka shkaktuar shqetësim jo vetëm tek tifozët e mediat, por edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Burime brenda saj bëjnë me dijë për televizionin se presidenti Armand Duka ka mbetur i pakënaqur me atë që ka parë dhe është përpjekur të kuptojë shkaqet e kësaj rënieje të nivelit të lojës. Këto burime theksojnë se Duka nuk ka ndërmend të nxitohet dhe të marrë ndonjë vendim të shpejtë, por gjithsesi pret që gjendja të ndryshojë.

Ka një mendim se situata e pandemisë prej më shumë se 1 viti ka ndikuar në punën e teknikut italian, i cili e ka pasur shumë të vështirë të lëvizë, të ndjekë lojtarët dhe të vijë në Shqipëri siç bënte në të kaluarën.

Nuk dihet nëse edhe mosha 75-vjeçare mund të ndikojë në energjinë fizike dhe psikike që kërkon një detyrë e tillë. Shpresa është që me përparimin e procesit të vaksinimit, pandemia të hiqet në të gjithë Europën, dhe Reja të ketë mundësi të punojë si më parë.

Në Federatë e dinë se çdo lëvizje për të ndryshuar njeriun e stolit pikërisht tani do të kishte kosto. Së pari, prishja e njëanshme e kontratës do të kushtojë jo pak financiarisht. Së dyti, askush nuk harron se në çfarë gjendjeje ishte kombëtarja para mbërritjes së Rejës, nën drejtimin e Panuccit. Gjetja e një zëvendësuesi të përshtatshëm nuk do të ishte aspak e lehtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.