Të gjithë futbollistët në vendin tonë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe të stërviten në ambientet e tyre private. Shumica e klubeve kanë organizuar në mënyrën e tyre stërvitjen e lojtarëve, duke u dërguar programe të veçanta trajnimi dhe duke gjetur mënyrën e tyre të komunikimit me ta.
Megjithatë, edhe Federatës Shqiptare të futbollit i lind detyra të japë instruksionet e nevojshme në lidhje me stërvitjen në këtë gjendje të jashtëzakonshme që gjendet vendi ynë dhe e gjithë Europa.
Ditën e djeshme ata kanë publikuar videot e para të instruksioneve të stërvitjeve, që jepen nga përgatitësit atletikë të kombëtares sonë të futbollit. Ditën e sotme ka qenë radha e Luka Laurentit për të ekzekutuar ushtrimet e nevojshme për të qëndruar në formën e duhur fizike.
Njoftimi i FSHF:
Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19. Zv.Përgatitësi atletik i skaudrës kombëtare, Luca Laurenti do të shpjegojë sot ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri tek mosha U-15 meshkuj dhe femra.
Sipas udhëzimit gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.