Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Futbollisti britanik qëllohet për vdekje nga policia pas pengmarrjes së fëmijës dhe dyshimit për vrasjen e fqinjit

17:29 / July 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
futbollisti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një futbollist 24 vjeçar është qëlluar për vdekje nga policia britanike pasi po mbante peng një fëmijë dhe pasi trupi një fqinji që tentoi të ndërhynte, u gjet i vdekur në apartametin e tij, u tha sot në gjyqin e çështjes.

Odichukumma Kelvin Igëeani, 24 vjeç, u qëllua katër herë me armë nga policia javës që shkoi, pasi goditjet me pistoletë elektrike rezultuan inefektive, thane oficeret.

38 vjeçari Richard Ëoodcock, besohet se kishte shkuar për ndihmë në shtëpinë e viktimës pasi dëgjoi zhurmat e një konflikti shtëpiak. Futbollisti dyshohet se e ka vrarë Ëoodcock, trupi i të cilit u gjet në dyshemenë e ndërtesës së tij në qytezën  Milton Keynes, rreth 80 km në veriperëndim të Londrës.

Igëeani luante futboll me ligat e uleta profesionale ne Gjermani.

Policia kishte ardhur më pas në skenë pasi fqinjët raportonin për “trazira të tmerrshme brenda banesës”.

Një djalë gjashtë-vjeçar i plagosur rëndë u gjet në apartament, së bashku me Igëeani, i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Hetuesi David Bannister tha në gjykatë se oficeri kishte qëlluar katër herë të riun, pasi një shkarkesë elektrike ishte kryer ndaj tij kur policët hynë në dhomë dhe panë që po mbante fëmijën.

“Sapo hymë brenda Kelvin Igëeani u bë menjëherë agresiv ndaj oficerëve. Një pistoletë elektrike u shkarkua drejt tij por nuk pati efekt. Kelvin Igëeani më pas zuri pozicion brenda dhomës kryesore të gjumit. Pasi ne identifikuam veten si policia e armatosur, u përpoqëm të hynim në dhomën e gjumit. Një fëmijë dëgjohej që qante së bashku me zhurma të një sulmi fizik që vijonte. Sapo fituam akses në dhomën e gjumit qëlluam me armë zjarri”.

Kelvin Igëeani dyshohet për vrasje dhe sulm të rëndë ndaj një fëmije brenda adresës në fjalë.

“Besohet se shëndeti mendor i Kelvin ishte përkeqësuar në javët para incidentit,” tha ai.

vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.