Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gafa e Voltana Ademit, Shkodra qytet 5-mijë vjeçar. Rrëzon edhe historianët dhe Akademinë e Shkencave

10:19 / October 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
voltana ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë jo të pakta rastet kur politikanët tanë marrin përsipër që të bëjnë edhe rolin e historianit apo të inxhinierit. Me sa duket, edhe Voltana Ademi ka rënë në këtë vorbull, ku pyetjes së GSH se çfarë bëri që t’i rikthehet qetësia Shkodrës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Voltana thotë se është historia e këtij qyteti 5 mijë vjeçar. Në këtë mënyrë, Voltana Ademi ka rrëzuar të gjithë studimet shkencore të historianëve shqiptarë dhe të huaj. “Shkodra përgjatë historisë së saj mijëravjeçare, është njohur për shumë vlera të përcjella në shekuj. Gërmimet e fundit në kalanë “Rozafa” kanë zbuluar qytetërim mbi 5 mijë vjeçar. Me këtë dua të them se Shkodra por edhe shkodranët, kanë kaluar situata nga më të ndryshmet dhe tashmë kanë krijuar një “përvojë” në përballimin e gjithsecilës, duke dalë gjithmonë faqebardhë. Shkodra është nënë shumë e dashur, por edhe “Zonjë e randë” me hiret e saj”, thekson Ademi. Por sipas enciklopedisë shqiptare, qytetet më të vjetra janë Buthroti (Butrinti), Apolonia, Dyrrahu (Durrësi) dhe Orikumi, të themeluar që në shek.VII-VI p.e.s. si koloni greke në vendbanime ilire. Këto qytete të vendosura në vise zotëruese si dhe pranë rrugëve kryesore të qarkullimit, kishin rol të dyfishtë strategjik dhe ekonomik. Në shek.IV-II p.e.s. u krijua një numër i madh qytetesh të mirëfillta ilire. Ndër këto qytete përmenden: Scodra (Shkodra), Lisi (Lezha), Gajtani, Bylisi, Amantia, Antipatrea (Berati) etj.

Por duket se Voltana nuk ka lexuar as faqen e Bashkisë së Shkodrës, ku shkruhet tekstualisht “Që në shek IV p.k e filloi jetën qyteti ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra dhe që atëherë nuk e ndërroi kurrë emrin vet”. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.