Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Garojmë dhe fitojmë shumicën e bashkive në zgjedhjet e pjesshme lokale”

22:07 / January 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur Noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike Flamur Noka tha se sot është i bindur që kryetari i PD Lulzim Basha nuk i ka dashur kurrë demokratët dhe partinë, por i ka interesuar vetëm vula dhe karrigia për të realizuar projektin e shkatërrimit të partisë më të madhe opozitare. Në emisionin “Premium”, Noka shtoi se Basha është i vetmi lider opozite në botë që qëndron në parti për t’u pasuruar.

“Unë kam patur dyshimet e mia, por sot ua them me siguri absolute. Basha nuk e ka dashur kurrë PD-në dhe demokratët, atij i është dashur vula dhe karrigia për të realizuar projektin e tij dhe planin për të shuar të gjithë PD-në. Në asnjë vend të botës nuk ka lider opozite që pasurohet vetëm në Shqipëri. Ky është një rast unik ku korruptohet lideri i opozitës. Sepse nuk mund të pranohet të kthehet PD në një parti të kunatit. Kjo është arsyeja përse ai përbuzet”, tha Noka.

Në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në së shpejti, deputeti Noka u shpreh se PD do të ketë kandidatët e saj dhe do fitojë shumicën e bashkive. Ai bëri me dije se po bëhen bisedime për të krijuar front më të madh opozitar.

“Ne kemi marrë vendim që në zgjedhjet lokale të pjesshme PD të ketë kandidatët e saj. Të jeni të sigurtë që do fitojmë shumicën e këtyre bashkive. Pas datës së zgjedhjeve do të shihni fitues demokratët. Do jemi në aleancë. Gjithkush do të ftohet dhe do jetë pjesë e frontit opozitar. Kemi filluar bisedimet. Jo vetëm të fitojmë zgjedhjet por të rikthejmë dinjitetin për shqiptarët. Ne kemi vetëm një sfidë, të çojmë demokratët në pushtet që nuk e bëri kurrë pengu. Ne kemi mision mbrojtjen e pluralizimit dhe rikthimin e demokratëve në pushtet”, përfundoi Flamur Noka.

Flamur Noka shumicen Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Rama është kthyer në 2009-ën”/ Muça: Edhe në Tuz shtëpitë shiten me 2 mijë euro për metër

22:46 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.