Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bën të ditur se në vjeshtë do të ndryshojë Kodi Rrugor. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se paketa do të jetë gati e do i bëj rrugët më të sigurta
POSTIMI I LLESHAJ
📌 2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050.
Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet 👮♂️ e rritjen e përgjegjshmërisē tek drejtuesit e mjeteve e përdoruesit e rrugës. Në vjeshtē 2️⃣0️⃣2️⃣0️⃣ do të kemi gati e prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në K.Rrugor, që forcojnë masat e i bëjnë rrugët tona më të sigurta🇦🇱
