E ardhmja e Rino Gatuzos do të jetë larg Napolit, edhe pse në kohët e fundit ka shpërthyer përsëri dashuria e presidentit dhe tifozëve ndaj trajnerit. Ky i fundit nuk pëlqen luhatjet e vazhdueshme që përjetohen në këtë qyetet ndaj tij e lojtarëve, e për këtë arsye ka vendosur t’i japë lamtumirën ekipit në fund të sezonit, me apo pa Ligën e Kampioneve.
Mediat italiane raportojnë tani se trajneri ka nisur bisedimet me Roko Komison, presidentin e Fiorentinës, i cili kërkon që ta vendosë në drejtimin e skuadrës duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Çështja ekonomike nuk është parësore për teknikun, i cili do garanci në projektin sportiv, me afrime të rëndësishme për të përforcuar grupin e lojtarëve, nga i cili pretendon që të mos largohen emra si Vlahoviç.
Gjatë bisedës që ai ka pasur me Komiso, raportohet se një emër që ka dalë shpesh në skenë është ai i Elseid Hysajt. Trajneri ka parë nga afër futbollistin shqiptar dhe ka një besim të verbër të ai, duke e preferuar në fushë pasi i jep më shumë garanci mbrojtëse se një lojtar i mirëfilltë i krahut të majtë. Për këtë arsye, emri i Hysajt po qarkullon tani gjerësisht te Fiorentina, i lidhur ngushte me Gatuzon i cili me sa duket po mendon që të ketë lojtarin me vete edhe në eksperiencën e tij të radhës, kudo qoftë ajo.