Viti i shkuar mund të themi se ka qenë viti i Gazit, i cili i dha fund beqarisë e shumë shpejt më pas u bë baba.
Aktori i humorit ashtu si të tjerët ka kaluar në shtëpi ditë të gjata izolimi duke shfrytëzuar kështu kohën për të qëndruar 24 orë në 24 me familjen e tij të re. Gazi ka treguar se si e ndihmon bashkëshorten e tij në punët e shtëpisë, duke na treguar se është vërtetë një burrë për shtëpi.
Në InstaStory, aktori ka ndarë një foto të një dritareje me pamje të këndshme, ndërsa krahas saj shkruan: “Sa bukur pamja kur laj enët”.
Në fakt nuk e dimë nëse bëhet fjalë për humor nga ana e aktorit, apo vërtetë e ndihmon bashkëshorten e tij. Urojmë të jetë kjo e dyta.

