Gazetari Mentor Kikia duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, thotë se Basha do të dalë një ditë nga zyra e tij herët a vonë. Kikia, teksa i referohet betejës Basha-Berisha, thekson se nuk mund të pritet rikthimi i demokracisë nga ky i fundit pas 30 vitesh.
Sipas gazetarit, Berisha, i cili kërkon largimin e Bashës, duhet të hapë procesin, por të mbajë duart larg, që në fund të dalë një lidership i votuar.
“Basha do të duhet të dalë nga zyra herat a vonë. Jam dakord që ata njerëz që e mbështesin Berishën janë pak para karizmës së tij në sheshe, por bëhet fjalë për tubime brenda partisë. Dhe unë them që është e tmerrshme të presësh rikthim demokracie pas 30 vitesh. Berisha do të duhet të ndezë zjarrin por të mos e djegë. Të hapë proçesin por të mbajnë duart larg. Në fund të dalë një lidership i votuar dhe sprovuar. Nëse Berisha do të vazhdojë të heqë një mëkëmbës se i doli i pabesë të vejë një mëkëmbës të besës PD do të prekë fundin,” tha ai.