Skënder Gega e nis në mënyrën më të mirë aventurën me Skënderbeun. Korçarët të impenjuar në një transfertë të vështirë si ajo me Laçin arritën të merrnin një barazim me shumë vlera.
Është vetëm një pike por që do t’i shërbejë Skënderbeut dhe Gegës që të shpresojnë për mbijetesën.
Skënderbeu rezistoi në fund edhe pse Laçi shënoi në shtesë, por goli u anulua me VAR duke e mbyllur ndeshjen 0-0.
Në duelin tjetër, Kukësi rigjen fitoren me një sukses të pastër 2-0 ndaj Dinamos, një fitore që largon krizën momentale të verilindorëve.
Me humbjen e Vllaznisë, Kukësi duhej të fitonte për të ruajtur vendin e tretë dhe arriti ta bente teksa sfida u dominua dhe u fitua 2-0.
