Ata nuk ngurrojnë t’i shprehin hapur njëri- tjetrit dashurinë në rrjetet sociale. Janë mes atyre çifteve që diferenca e madhe e moshës nuk është problem. Flasim për Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi. Mesa duket çifti paska vendosur të martohet këtë vit.
Sipas “Panorama Plus”, ata kanë planifikuar të martohen në vjeshtë, në një ceremoni tejet private, përtej faktit se jemi ende në kohë pandemie.
Madje, raportohet se dyshja ka kohë që bashkëjetojnë në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë.
Vetë këngëtarët nuk kanë deklaruar asgjë rreth kësaj teme së fundmi, por ne mezi po presim të dimë se ç’po ndodh.
