Genc Prelvukaj ka sot ditëlindjen dhe partnerja e tij Eni ishte e para që e uroi me një postim në Instagram. Eni publikoi një foto nga pushimet e tyre dhe shkroi se nuk i ka bërë një dhuratë Gencit, pasi ai tashmë e ka dhuratën më të mirën, pra vetë këngëtaren.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri, bashkëshorti im i mrekullueshëm që kurrë nuk ndalon së më mahnituri. Ti je shoku im i ngushtë dhe dashuria ime e përjetshme. Të dua me gjithë zemër. Doja të të merrja diçka të bukur për ditëlindje, por më pas u kujtova që ti më ke mua”, shkruan Eni.
“Ti je dashuria ime”, i komenton Genci.