Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gentian Zenelaj tregon pse u rikthye në skenë me kolegët që pati përplasje

17:56 / June 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gent Zenelaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Episodi special i Klanifornia për Vitin e Ri shënoi rikthimin e një prej pjesëtarëve më të njohur të ish- trupës së “Apartamentit 2XL”, Gentian Zenelaj. Aktori i cili u përfol se kishte patur konflikte me kolegët e tij në skenë, u ribashkua për herë të parë pas shumë kohësh, jo vetëm me miqtë e 2XL, por edhe me Ermal Mamaqin.

Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan, ai u shpreh se publiku ka prioritete të tjera para zënkave mes aktorëve. Ai mori vendimin për të fashitur gjërat dhe për t’u kthyer dhe për të shijuar një nostalgji që kishte kohë që nuk e provonte.

Gentian Zenelaj: Klani si televizion, publiku jonë sigurisht kanë prioritete përpara zënkave që mund të ketë Juli-Genti, apo Genti- Ermali apo Ermali- Juli, që sigurisht kalojnë në një plan të dytë. Për shumë arsye nuk kishte ndodhur ky kthim, ndoshta ngaqë unë isha në një televizon tjetër, ata ishin në një televizion tjetër. Ndoshta që shumë gjëra duhet të ishin shuar me kalimin e kohës, por definitivisht mora përsipër një lëvizje, sigurisht pas bisedave të gjata me Turin, mora një vendim për të fashitur shumë gjëra dhe për t’u kthyer, për të shijuar për sadopak kohë një nostalgji, që unë kisha kohë qe unë nuk e provoja, siç ishte të luaja në spektakël humori.  Megjithëse emisoni “Stop”, bashku me kolegun tim Saimir kemi nuanca të forta humori, prapë ka një farë nostalgjie. Ishte plani për të qenë më tepër i ftuar sporadik, por siç duket gjërat u pëlqyen dhe sigurisht nuk përtova ta bëj. Bashkë me Turin, me Julin edhe me shumë kolegë të tjerë kemi eksperiencë të mirë me skeç show. Bëmë shumë mirë që lëvizëm, se vërtet karantina do ta kishte bllokuar si spektakël humori, siç bllokoi shumë spektakle në Shqipëri dhe lëvizja strategjike ishte gjë shumë e mirë, pra e la spektaklin të vazhdojë./tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.