Reperi i njohur Getoar Selimi, i njohur e emrin e artit Ghetto Geasy është gati të lëshojë projektin e radhës në bashkëpunim me Majk.
Në rrjetet sociale ai ka nisur një sondazh ku shkruan nëse janë gati për të lëshuar “bombën” e re të albumit me Majk.
Përveç Getit dhe Majk, pjesë e albumit do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i “Babastars”, ndërsa është bërë e ditur se albumi do të publikohet gjatë dimrit.
Nuk e dimë nëse postimet e fundit të Ghetto-s në Instagram paralajmërojnë albumin, këngën me Majk apo një tjetër këngë solo, por mesazhi ka qenë i qartë!
“Eshtë koha për të ulëritur”- shkruan reperi pas fotove ‘të frikshme’ të një luani dhe një tigri të gjakosur në fytyrë, pasi kanë zënë prenë.

