Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi flet për ”La Gazzetta dello Sport” në lidhje me ndeshjen Itali-Shqipëri që do luhet më 15 qershor në ndeshjen debutuese për dy ekipet në Euro 2024. De Biasi që e njeh mirë Shqipërinë pasi i kualifikoi në “Euro 2016”, iu ka bërë me dije italianëve se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar.
“Shqipëria fitoi me rezultat 3-1 ndaj Azerbajxhanit, por ishte ndeshje miqësore. Më pëlqeu si Shqipëria vinte në sulm nga pas”.
Pse duhet të frikësohet Italia? Në mesfushë Asllani dhe Ramadani e dinë mënyrën si ta rinisin aksionin. Qendërsulmuesi Broja është fizik dhe mund të shpërthejë në çdo mundësi të vogël. Asani dhe Seferi garantojnë imagjinatë nga jashtë.
Dobësitë? Nuk e di se çfarë taktika do të përdorë Sylvinho, nëse do të vendos të sulmojë ose të pres. Në përgjithësi, Shqipëria e tij luan në mënyrë proaktive. Sylvinho ka pasur trajner të mirë, për shembull ka punuar me Roberto Mancinin. Shqipëria është kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar, por Spalletti e di më mirë. Jemi favorit me të drejtë.