Një 70-vjeçare është gjetur e mbytur mesditën e sotme në ujërat e detit në Durrës.
Informacioni i policisë bëjnë të ditur se ajo nuk është identifikuar ende, ndërsa ka qenë me flokët e gjatë e të thinjur e veshur me rroba të zeza. Ndërkohë, në breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë me ngjyrë të zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.
Nuk dihet ende nëse e moshuara ka hyrë në ujë për t’u larë apo është mbytur aksidentalisht. Policia pritet të japë detaje për ngjarjen.
NJOFTIM I POLICISE
Durrës
Më datë 24.04.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zëzë dhe një pal këpucë ngjyrë blu.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.
